Gazetari Berat Buzhala, i cili ishte pjesë e protestës të shtunën kundër shtrenjtimit të rrymës, ka reaguar për arrestimin e kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj i cili ishte ftuar për një intervistë në T7.
Buzhala përmes një reagimi në “Facebook” ka shkruar se natën, pa ftesë, nëpër terr, me maska, pa fletarrest, arrestohet Dardan Molliqaj
“Për me arrestu Dardanin morën pjesë dhjetëra policë të njësive speciale. Pse s’po shkoni me arrestu Rakiçin dhe bandat në veri? Albin Kurti dhe Xhelal Sveqla po i hakmerren politikisht Dardanit. Ky është stili i Putinit të ri të Ballkanit. Këto kukullat opozitare ku janë?”, ka shkruar Buzhala.