Holanda do të jetë nikoqire e Fondit të Inovacionit të NATO-s, kapitali i parë sipërmarrës multi-sovran në botë që mbështet Start-Up-et në teknologjitë të reja, njofton Anadolu, transmeton Fol Drejt.
Në deklaratën e NATO-s thuhet se aleatët kanë ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të krijuar plotësisht Fondin e Inovacionit të NATO-s të dakorduar në Samitin e NATO-s në Vilnius në korrik.
“Fondi do të investojë 1 miliardë euro në fazat e hershme të kompanive Start-Up që zhvillojnë teknologji në zhvillim dhe teknologjive të reja, si dhe fonde të tjera të kapitalit sipërmarrës që zhvillojnë teknologji të reja me përdorim të dyfishtë”, thuhet në deklaratë.
Holanda do të jetë nikoqire e selisë së degës së menaxhimit të investimeve të Fondit të Inovacionit dhe zyrat rajonale do të hapen në vende të tjera të NATO-s.
Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Sfidat e Sigurisë emergjente, David van Weel, e quajti nismën një “fond historik, i cili do t’i lejojë NATO-s të përdorë ekosistemin e inovacionit për përfitimet e sigurisë dhe mbrojtjes sonë”./FolDrejt/