Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu sot rezervat e tij për propozimin kinez për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë dhe njoftoi se Pekini nuk ka shumë besueshmëri si ndërmjetës.
“Kina nuk ka shumë besueshmëri sepse nuk e dënoi pushtimin e paligjshëm të Ukrainës”, u tha Stoltenberg gazetarëve në Talin, duke shtuar se Pekini kishte nënshkruar një marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin vetëm disa ditë para fillimit të luftës, sipas Reuters.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi se Kina nuk ofroi një plan paqeje, por disa parime. /FolDrejt/