Zyrtarët polakë njoftuan se dy persona u vranë në një shpërthim në lagjen Hrubesów në Poloninë lindore, por pa konfirmuar se ishte një raketë ruse.
NATO do të mbajë një takim urgjent sot për të diskutuar shpërthimin në Poloninë lindore pranë kufirit ukrainas që vrau dy persona, njoftoi Reuters.
Takimi i ambasadorëve të NATO-s në Bruksel do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, i cili do të mbajë një konferencë për shtyp rreth orës 12:30, sipas një njoftimi të NATO-s.