Jens Stoltenberg vuri në dukje se biseda ishte shumë konstruktive dhe shtoi se Turqia është një aleat i rëndësishëm, si dhe se Aleanca vlerëson përpjekjet e Ankarasë për të arritur një marrëveshje për sigurinë ushqimore.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha sot se ka biseduar me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për anëtarësimin e mundshëm të Finlandës dhe Suedisë në NATO.
Stoltenberg tha se dialogu për anëtarësimin e mundshëm të Suedisë dhe Finlandës në NATO do të vazhdojë, raporton Anatolia./FolDrejt/