Stoltenberg tha se siguria e rajonit të Detit të Zi është “me rëndësi të madhe për NATO-n” pasi tre anëtarë, Rumania, Bullgaria dhe Turqia, dhe partnerët e vlerësuar Ukraina dhe Gjeorgjia ndajnë bregdetin.
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg sot tha se pret që anëtaret të marrin një vendim përfundimtar në pranverë për të vendosur më shumë trupa në pjesën juglindore të Aleancës, duke shtuar se ekziston “rreziku i një konflikti të ri të armatosur në Evropë”, shkruan AA.
Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me presidentin rumun Klaus Iohannis në bazën ushtarake Mihail Kogalniceanu në Rumani, Stoltenberg tha se siguria e rajonit të Detit të Zi është “me rëndësi të madhe për NATO-n” pasi tre anëtarë, Rumania, Bullgaria dhe Turqia, dhe partnerët e vlerësuar Ukraina dhe Gjeorgjia ndajnë bregdetin.
Ai shpjegoi se ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të diskutojnë planet për të forcuar praninë e NATO-s në pjesën juglindore të Aleancës gjatë takimit të tyre javën e ardhshme në Bruksel.
Planet përfshijnë vendosjen e një “grupi beteje në Rumani, por gjithashtu ndoshta edhe luftanije në pjesë të tjera të pjesës juglindore të Aleancës”, theksoi Stoltenberg duke shtuar se pret që “vendimi përfundimtar të merret gjatë pranverës”, transmeton Fol Drejt.
Ai pranoi se ekziston “rreziku i një konflikti të ri të armatosur në Evropë”, duke thënë se kjo është arsyeja pse NATO iu drejtua Rusisë në thirrjen për de-përshkallëzimin e konfliktit në Ukrainë dhe për të rifilluar bisedimet në Këshillin NATO-Rusi.
Stoltenberg i ka dërguar një letër ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, duke ftuar Moskën që të fillojë diskutimet mbi kontrollin e armëve dhe transparencën ushtarake.
SHBA-ja me aleatët e saj evropianë ka akuzuar Rusinë për vendosjen e skenës për një pushtim të Ukrainës pas përqendrimit të më shumë se 100 mijë trupave, artilerisë së rëndësishme dhe tankeve në kufi.
Përveç kësaj, të paktën 30 mijë trupa ruse po marrin pjesë aktualisht në një stërvitje të përbashkët ushtarake në Bjellorusi.
Moska ka mohuar përgatitjen për një ofensivë ushtarake dhe theksoi se trupat e saj janë në kufirin ukrainas dhe Bjellorusi për stërvitje të rregullta./FolDrejt/