Aleanca e Atlantikut të Veriut fillimisht ishte projektuar për agresion, pavarësisht deklaratave aktuale për natyrën e saj mbrojtëse, tha sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Ai i tha televizionit Belarus-24 se ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu informoi së fundmi presidentin Vladimir Putin se NATO po rrit forcat e saj në krahun lindor ose pranë kufijve perëndimorë të Rusisë, shkruan TAS S, transmeton FolDrejt.
Ata thonë se NATO është një organizatë mbrojtëse. Por, ju e dini, pushka kallashnikov mbetet një pushkë sulmi, pavarësisht se çfarë bëni me të. Është e njëjta gjë me NATO-n. Ato janë projektuar dhe krijuar dhe arkitektura e saj është përshtatur me këtë – të jetë agresiv. Është një organizatë që synon agresion, “tha një zëdhënës i Kremlinit./FolDrejt/