Krerët polakë vlerësuan dje se do të ishte më mirë që sistemi kundërajror Patriot, të cilin Gjermania i ofroi Polonisë, t’i jepej Ukrainës për mbrojtje kundër Rusisë.
Gjermania njoftoi sot se po diskuton me aleatët e saj kërkesën e Polonisë për të dërguar njësi kundërajrore Patriot në Ukrainë, pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sugjeroi se duhet të jetë një vendim i pavarur nga Berlini dhe se aleanca mund të mos e kundërshtojë një lëvizje të tillë, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
“Ne po flasim me aleatët tanë se si të trajtojmë propozimin e Polonisë,” u tha gazetarëve në Berlin një zëdhënës i qeverisë gjermane./FolDrejt/