Përfaqësuesja për shtyp e NATO-s, Oana Lungescu, tha se Aleanca Veri-Atlantike e mirëpret marrëveshjen mes presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të arritur dje në Ohër, përcjell Fol Drejt.
Lungesku u bëri thirrje të dy palëve në Twitter që të zbatojnë plotësisht marrëveshjen.
“NATO mirëpret marrëveshjen e arritur nga Presidenti i Serbisë dhe Albin Kurti në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të zbatojnë shpejt dhe plotësisht atë që është rënë dakord. Ne jemi të përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, përfshirë NATO-n dhe KFOR-in”, tha Lungeska. /FolDrejt/