Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mircea Joan ka biseduar sot me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, pas së cilës ai shkroi në Twitter se NATO ofron mbështetje të fortë për përpjekjet aktuale diplomatike të udhëhequra nga BE-ja.
Joana deklaroi se është koha që të dyja palët të bëjnë kompromise.
“Është mirë të flasim përsëri me përfaqësuesin e posaçëm të BE Miroslav Lajçak. NATO mbështet fuqimisht përpjekjet aktuale diplomatike të udhëhequra nga BE me Beogradin dhe Prishtinën,” tha ai./FolDrejt/