Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi sot se mirëpret bisedën telefonike mes presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, por deklaroi se kjo nuk e ndryshon faktin se Kina ende nuk e ka dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës.
Presidenti kinez foli me Zelensky të mërkurën, hera e parë që nga fillimi i operacionit ushtarak rus në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar, duke përmbushur qëllimin e Kievit, i cili më parë kishte kërkuar bisedimet për muaj të tërë, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.