Ekziston një rrezik në rritje që Rusia mund të sabotojë kabllot nënujore për të ndëshkuar vendet perëndimore për mbështetjen e Ukrainës, tha sot shefi i inteligjencës së NATO-s, David Kettler.
“Ekziston shqetësimi në rritje se Rusia mund të sulmojë kabllot detare dhe infrastrukturën tjetër kyçe në një përpjekje për të prishur mënyrën perëndimore të jetesës në mënyrë që të fitojë pushtet mbi ato kombe që ofrojnë siguri për Ukrainën,” u tha Kettler gazetarëve, raportoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
Sipas tij, rusët janë më aktivë se vitet e kaluara në këtë fushë./FolDrejt/