Zëvendësasistenti i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, James Appathurai, i ndodhur në Shqipëri për të asistuar qeverinë në nivel politik dhe teknik pas sulmeve kibernetike, në një konferencë të përbashkët me ministrin Niko Peleshi, u shpreh se në këtë rrugëtim Shqipëria nuk është e vetme, sepse NATO e mbështet.
Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ai tha se ka vënë re një ndryshim shumë të madh në vend dhe se Shqipëria po bën hapa përpara në këtë fushë.
“Të gjitha vendet e NATO-s e njohin sulmin që i është bërë Shqipërisë dhe sigurisht e mbështesin atë në këtë drejtim. Ky është dhe mesazhi që Sekretari i Përgjithshëm i dha kryeministrit Rama në takimin e kaluar. Sigurisht doja të theksoja dhe përpjeket e shumta që ka bërë shteti shqiptar duke nisur nga qeveria deri poshtë te niveli i ulët për të përballuar këto sulmë që janë bërë. Sigurisht ndihma ka ardhur nga NATO, ka ardhur në nivel teknik nga vende të ndryshme të NATO-s, por edhe në nivelin individual nga struktura të ndryshme”.
“Unë dhe ekipi im kemi ardhur këtu për disa arsye të ndryshme, por fillimisht arsyeja kryesore është për të parë situatën dhe për të bërë një koordinim të aleatëve dhe zyrave qendrore të NATO-s në lidhje me sulmin kibernetik që ka ndodhur, për të parë nevojat afatgjata që i nevojiten Shqipërisë për të ndërtuar një rrjet mbrojtjeje ndaj këtyre sulmeve kibernetike dhe Shqipëria po bën hapa përpara në këtë fushë:, u shpreh z. Appathurai, duke theksuar edhe një herë për mbrojtjen e Aleancës në këtë betejë”,ka thwnw Appathurai.
Ekipi i NATO-s do të takohet edhe me përfaqësues të Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme, si dhe me përfaqësues të AKSHI./tch/