Duket se Shqipëria po kthehet në një bazë të rëndësishme për trupat e NATO, shkruan foldrejt.com. Pas vendosjes së forcave ajrore në aeroportin e Kuçovës, tashmë NATO sheh mundësinë edhe të një baze detare në Shqipëri.
Në konferencën e përbashkët me presidentin Ilir Meta, sekretari i përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg, tha se ekspertët po e shqyrtojnë si mundësi dhe më pas do të marrin vendimin nëse do të ngrihet ose jo një bazë detare në Shqipëri.
“Deri më tani asnjë vendim nuk marrë për ndonjë investim shtesë në një bazë detare, por është diçka që po vlerësohet nga autoritetet dhe ekspertët, dhe në bazë të kësaj do të merret një vendim”, u shpreh Stoltenberg.
Ishulli i Sazanit njihet si vendi më gjeo-strategjik i detit shqiptar, nga i cili mundet të kontrollohen hyrjet në kanalin e Otrantos./Foldrejt.com