Sot, NATO kritikoi retorikën bërthamore “të rrezikshme dhe të papërgjegjshme” të Rusisë, një ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se Moska do të vendoste armë taktike bërthamore në Bjellorusi.
“NATO është vigjilent dhe ne po monitorojmë me kujdes situatën. Nuk kemi parë ndonjë ndryshim në pozicionin e Rusisë për çështjen e armëve bërthamore që do të na bënte të rregullojmë pozicionin tonë për këtë çështje,” tha një zëdhënës i NATO-s, sipas Reuters, përcjell Fol Drejt.
Ai shtoi se aleatët e NATO-s respektojnë detyrimet e tyre ndërkombëtare, ndërsa Rusia vazhdimisht shkel marrëveshjet e kontrollit të armëve dhe së fundmi pezulloi pjesëmarrjen në marrëveshjen e re START./FolDrejt/