Rreth 90,000 ushtarë do të marrin pjesë në stërvitjen e NATO-s, “Steadfast Defender 2024”, më e madhja në dekadat e fundit, e cila do të fillojë javën e ardhshme dhe do të zgjasë deri në maj, njoftoi sot Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të NATO-s për Evropën, Chris Cavoli.
“Aleanca do të demonstrojë aftësinë e saj për të forcuar zonat euro-atlantike me lëvizjen transatlantike të forcave nga Amerika e Veriut”, u tha gjenerali amerikan gazetarëve në Bruksel pas një takimi dy-ditor të shefave të mbrojtjes, raporton Reuters.