“Pas bisedimeve të mia me liderët turq dhe grekë, dy vendet aleate ranë dakord të fillojnë bisedimet teknike në NATO për të krijuar mekanizma ushtarakë për parandalimin e konfliktit në Mesdheun Lindor”, tha shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, informon foldrejt.com.
Stoltenberg i quajti Turqinë dhe Greqinë si “dy aleatë të vlefshëm”, duke shtuar se NATO-ja është platforma më e rëndësishme për konsultime mbi çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë e përbashkët.
“Unë do të vazhdoj të qëndroj në kontakt të ngushtë me të gjitha vendet përkatëse aleate për të gjetur një zgjidhje të tensioneve në frymën e solidaritetit të NATO-s”, tha Stoltenberg.
Por Athina ka kundërshtuar një marrëveshje të tillë, pasi sipas saj, njëherë Turqia duhet t’i largojë anijet nga ujërat e kontestuar./Foldrejt.com