NATO vlerësoi të mërkurën se 7,000 deri në 15,000 ushtarë rusë janë vrarë në katër javë luftime në Ukrainë, ku forcat mbrojtëse të vendit kanë bërë rezistencë më të ashpër se sa pritej, duke i mohuar Moskës fitoren e e shpejt që shpresonte.
Një zyrtar i lartë ushtarak i NATO-s tha se vlerësimi bazohej në informacionin e zyrtarëve ukrainas.
Zyrtari foli në kushte anonimiteti sipas rregullave bazë të vendosura nga NATO.
Abcnews.al ju sjell zhvillimet e fundit të luftës Rusi-Ukrainë sot
•Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s thotë se aleanca ushtarake do të miratojë rritje të mëdha në forcat e dislokuara në krahun e saj lindor të Sllovakisë, Hungarisë, Bullgarisë dhe Rumanisë.
•Trupat ukrainase po kundërsulmojnë forcat ruse në disa zona të vendit, ka raportime se kanë fituar terren në perëndim të kryeqytetit, Kiev.
•Forcat ruse po vazhdojnë të bombardojnë qytetin port jugor të Mariupolit, ku banorët kanë mbetur pa ujë dhe ushqim dhe rreth 90% e ndërtesave të qytetit janë dëmtuar ose shkatërruar.
•Një i dërguar ndërkombëtar për presidentin rus Putin, Anatoli Chubais, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij – zyrtari më i lartë që ka dhënë dorëheqjen që nga fillimi i pushtimit.
•Polonia ka thënë se ka dëbuar 45 diplomatë rusë./abcnews.al/