Vendet perëndimore duhet të jenë të kujdesshme që të mos krijojnë varësi të reja nga Kina, pasi ato po largohen nga furnizimet ruse me energji në mes të luftës së Moskës kundër Kievit, paralajmëron shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Ne shohim përpjekje në rritje kineze për të kontrolluar infrastrukturën tonë kritike, zinxhirët e furnizimit dhe sektorët kryesorë industrialë,” tha ai gjatë një vizite në Spanjë.
“Ne nuk mund t’u japim regjimeve autoritare asnjë shans për të shfrytëzuar dobësitë tona dhe për të na minuar.” /FolDrejt/