Kryetari i komitetit ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer, tha sot se është e drejta sovrane e vendeve si Suedia dhe Finlanda të vendosin nëse duan t’i bashkohen aleancës apo të dërgojnë ndihma të armëve në Kiev.
Duke iu drejtuar gazetarëve në Seul, Bauer tha se NATO nuk kërkoi të anëtarësohej dhe se nuk po ushtron presion mbi asnjë vend për t’u bashkuar ose për t’i ofruar ndihmë të armëve Ukrainës, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.
Zyrtari i NATO-s theksoi gjithashtu se i takon Koresë së Jugut të vendosë nëse dëshiron të dërgojë armë në Ukrainë ose jo./FolDrejt/