Avionët e vëzhgimit do të mbërrijnë sot në Rumani për të forcuar krahun lindor të aleancës ushtarake perëndimore, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Avionët do të përdoren gjithashtu për të monitoruar aktivitetin ushtarak rus.
Javën e kaluar, NATO njoftoi se do të vendoste në Bukuresht aeroplanët e vëzhgimit të Sistemit të Paralajmërimit dhe Kontrollit Ajror (AWACS).
Atje, avionët do të kryejnë fluturime zbulimi vetëm mbi territorin e NATO-s.
Avionët e vendosur në Rumani janë zakonisht me bazë në Gjermani dhe po dërgohen së bashku me rreth 180 ushtarë.
Aleanca ka rritur praninë e saj ajrore në Evropën Lindore dhe Baltik që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
“Nuk duhet të ketë asnjë dyshim për vendosmërinë e NATO-s për të mbrojtur çdo centimetër të territorit aleat,” tha zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu në një deklaratë javën e kaluar.
“AWACS-ët tanë mund të zbulojnë aeroplanë qindra kilometra larg, duke i bërë ata një aftësi kyçe për parandalimin dhe qëndrimin mbrojtës të NATO-s.” /FolDrejt/