Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda u ka bërë thirrje aleatëve që të vazhdojnë mbështetjen e tyre ushtarake për Ukrainën dhe të rrisin ritmin e saj në mënyrë që të afrojnë fitoren, shkruan Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Në vitin 2023, Lituania do të vazhdojë mbështetjen e saj ushtarake për Ukrainën. Duhet të jetë viti kur Ukraina mund agresorin. Lituania do të dërgojë pajisje ushtarake, municione dhe do të ofrojë trajnime ushtarake në Ukrainë. Është thelbësore të rritet ritmi i mbështetjes nga të gjithë aleatët. Fitorja është afër”, ka shkruar Nauseda në Twitter. /FolDrejt/