Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, i cili ndodhet në burg, pretendon se po hetohet për akuzat e terrorizmit, për të cilat mund të dënohet deri në 35 vjet, raporton BBC, përcjell Fol Drejt.
Duke folur përmes video-lidhjes, Navalni tha se çështja e re ndaj tij është “absurde”. Ai tashmë përballet me 11 vjet e gjysmë burg për akuza të ndryshme që mbështetësit e tij pretendojnë se janë të sajuara.
“Ata ngritën një aktakuzë absurde që mund ta çojë atë deri në 35 vjet burg,” tha Navalny, i cili ka qenë në burg që kur u kthye në Rusi në janar 2021, pasi u shërua nga një sulm me agjent nervor në Siberi.
Një tjetër anëtar i opozitës dhe ish-kryetari i bashkisë së Yekaterinburg, Yevgenij Roizman, u paraqit në gjykatë dhe u deklarua i pafajshëm për akuzat për diskreditim të forcave të armatosura ruse.
Rusia ka intensifikuar goditjen e saj ndaj kritikëve që kur pushtoi Ukrainën vitin e kaluar, shumë prej të cilëve janë në mërgim ose prapa grilave. /FoLDrejt/