Udhëheqësi i burgosur i opozitës ruse, Aleksei Navalny, ka humbur peshë të konsiderueshme në burg, thanë aleatët e tij. Në një postim në kanalin Telegram, ata thanë se Navalny ka peshuar 93 kg kur ka arritur në burg, muajin e kaluar, dhe se tani është 85 kg.
Ekipi i tij tha se Navalny privohet nga gjumi dhe se rojet e zgjojnë tetë herë në natë.
Navalny ka hyrë në grevë urie më 31 mars, duke thënë se zyrtarët e burgut nuk i ofrojnë kujdes mjekësor dhe nuk e lënë të flejë.
Ai është ankuar për dhimbje akute në shpinë dhe mpirje në këmbë.
Navalny, 44 vjeç, aktualisht ndodhet në Koloninë Korrektuese Nr. 2, që njihet si një prej burgjeve më të ashpra në Rusi.