Udhëheqësi i opozitës ruse i burgosur Alexey Navalny ka akuzuar presidentin Vladimir Putin se ka shkatërruar të ardhmen e Rusisë për hir të ambicies së tij personale, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Në një postim në mediat sociale përpara përvjetorit të parë të pushtimit të Ukrainës, Navalny tha se Rusia kishte arritur “gurin e fundit” dhe mund të rikuperohej vetëm pasi “diktatura e Putinit” të ishte çmontuar.
Navanly gjithashtu bëri thirrje që Moska të “rimbursojë” Kievin për dëmet e shkaktuara gjatë luftës.
“Arsyet e vërteta për këtë luftë janë problemet politike dhe ekonomike brenda Rusisë, dëshira e Putinit për të mbajtur pushtetin me çdo kusht dhe obsesioni i tij me trashëgiminë e tij historike. Ai dëshiron të hyjë në histori si ‘cari pushtues’…”, tha Navalny në një seri postimesh në Twitter.
Ai shtoi se disfata e Rusisë në fushën e betejës ishte “e pashmangshme” dhe se Moska duhej të tërhiqte trupat e saj nga Ukraina dhe të njihte kufijtë e saj siç ishin vendosur në vitin 1991 pas rënies së Bashkimit Sovjetik. /FolDrejt/