Kejlor Navas u ka siguruar strehimin 30 personave nga Ukraina, të cilët arritën të arratiseshin nga vendi i tyre që po përballet me agresionin rus.
Sipas “Diario Sport”, portieri i PSG-së mësoi për një aksion bamirësie të një shoqate humanitare në Barcelonë , ndaj vendosi t’i bashkohet nismës dhe t’u ofrojë atyre strehim në shtëpinë e tij në kryeqytetin francez.
Si pjesë e këtij aksioni solidariteti, 35-vjeçari dhe gruaja e tij blenë 30 shtretër dhe u ofruan ushqim refugjatëve që u vendosën në kinemanë në shtëpinë tyre luksoz në Paris.
“Ai bleu 30 shtretër që i vendosi aty ku ka kinemanë; e shoqja iu ka bërë ushqim, iu kanë dhënë rroba dhe kanë bërë kult ungjilltar pasi edhe portieri i PSG-së është ungjëllor”, thuhet në artikullin e publikuar nga media spanjolle./FolDrejt/