Sytë e mi n’sytë e tu nuk gjejnë dashni
Zemrën ata nuk ma ftojnë n’arrati
Shpirti m’u shkretu’, krejt po shterët
Për mue tash je si gjithë tjerët.
Mbramë tu’ t’ndjekë rrugës në shtegti
Sot tu’ ik prej teje në fshehtësi
Fill nxora zemrën teme n’kuvertë
dhe e kuptova që je si gjithë tjerët.
Të kam harru’, mirë e di s’ka kthim
T’kaluemes i përket tash premtimi im
Nga ti ma s’ndjej prekje n’zemër, as n’setër
Për mue tash je si çdokush tjetër.
Përktheu nga origjinali: Leonora Hajra