Cleveland do të presë ndeshjen e 71-të All-Star të NBA-së më 20 shkurt ndërsa Durant nuk do të luaj për shkak të lëndimit.
Yjet e Los Angeles Lakers, LeBron James dhe ai i Brooklyn Nets, Kevin Durant përzgjodhën listat e ekipeve të tyre të enjten për ndeshjen e All-Star 2022 të NBA-së, të planifikuar për në shkurt, shkruan AA.
Si kapitenë të skuadrave, LeBron dhe ekipit të Durant, të dy lojtarët kanë zgjedhur titullarët dhe rezervat e tyre për ndeshjen e 71-të All-Star të NBA-së që do të luhet më 20 shkurt në Rocket Mortgage FieldHouse të Cleveland.
James, 37-vjeç, do të luajë ndeshjen e tij të 18-të All-Star të NBA-së fundjavën e ardhshme, duke u barazuar me legjendën e ndjerë të NBA, Kobe Bryant.
Fituesi i 12-fishtë All-Star të NBA-së, 33-vjeçari Durant nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen e këtij viti All-Star për shkak të lëndimit të ligamentit në gjurin e tij të majtë.
Basketbollisti i Charlotte Hornets, LaMelo Ball, zëvendësoi Durant këtë javë, siç konfirmoi më parë NBA.
Sulmuesi i Boston Celtics, Jayson Tatum, i cili më parë ishte zgjedhur si rezervë i All-Star, u fut me titullarët, duke zëvendësuar Durant, transmeton Fol Drejt.
Titullarët e ekipit të LeBron: LeBron James (Los Angeles Lakers), Giannis Antetokounmpo (Milwaukee Bucks), Stephen Curry (Golden State Warriors), DeMar DeRozan (Chicago Bulls), Nikola Jokic (Denver Nuggets)
Rezervat: Jimmy Butler (Miami Heat), Luka Doncic (Dallas Mavericks), Darius Garland (Cleveland Cavaliers), James Harden (Brooklyn Nets), Donovan Mitchell (Utah Jazz), Chris Paul (Phoenix Suns), Fred VanVleet (Toronto Raptors)
– Titullarët e ekipit të Durant: Joel Embiid (Philadelphia 76ers), Ja Morant (Memphis Grizzlies), Jayson Tatum (Boston Celtics), Andrew Wiggins (Golden State Warriors), Trae Young (Atlanta Hawks)
Rezervat: LaMelo Ball (Charlotte Hornets), Devin Booker (Phoenix Suns), Rudy Gobert (Utah Jazz), Zach LaVine (Chicago Bulls), Khris Middleton (Milwaukee Bucks), Dejounte Murray (San Antonio Spurs), Karl-Anthony Towns ( Minesota Timberwolves). /FolDrejt/