Këtë herë Milwaukee Bucks pa Giannis Antetokounmpo nuk mund të bënte asgjë.
Miami Heat tregoi një provë krenarie në ndeshjen e 5-të play-off mes tyre dhe me meritë arriti të triumfonte duke u kualifikuar në finalen e Konferencës së Lindjes aty ku do të gjejë përballë një mes Boston Celtics dhe Toronto Raptors me skuadrën më të titulluar të NBA që për momentin kryeson 3-2 me ndeshje në duelin mes tyre.
94-103 ishte rezultati i sfidës së 5-të mes Bucks dhe Heats të zhvilluar në HP Field House të Orlandos. Pa Giannis Antetokounmpon i cili e ndoqi të gjithë ndeshjen nga stoli, Miami e kishte më të thjeshtë të fitonte sfidën, një takim i fituar falë paraqitjes së mirë të dyshesh Goran Dragic-Jimmy Butler.
Nga 17 pikë shënuan secili, ndërkohë që Butler e ndihmoi skuadrën nga Florida edhe me 10 rebound e 6 asiste. Mori kryesimin 2-1 me ndeshje ndërkohë Los Angeles Lakers që arriti të mposhte në sfidën e tretë Houston Rockets me rezultatin 112-102.
Meritat shkojnë të gjitha për dyshen fantastike Lebron James-Anthony Davis të cilët sëbashku realizuan në total 61 pikë. Me 36 pikë 7 rebound dhe 5 asiste, mbreti James ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për Lakers, ndërsa Davis spikati me 25 pikë dhe 15 rebound.
Nuk mundi të evitonte humbjen skuadra tekase pavarsisht se dyshja Harden-Westbrook koleksionoi në total 63 pikë.