Rreth 100 afganë që janë evakuuar në SHBA, dyshohen për lidhje të mundshme me talibanët ose grupet terroriste, kanë thënë dy burime të ndryshme për NBC News, përcjell FolDrejt.com.
Verifikimi i të paktën dy prej këtyre afganëve ka zbuluar informata të mjaftueshme për të ngritur shqetësim sa që SHBA-ja po planifikon t’i dërgojë ata në Kosovë për verifikim të mëtutjeshëm, thotë burimi.
Burimet megjithatë thonë se këto dyshime nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht se ai person i dyshuar është një terrorist ose që paraqet kërcënim.
Nga më shumë se 30,000 të evakuuar nga Afganistani në SHBA, rreth 10,000 prej tyre kishin nevojë për kontroll shtesë që nga e premtja, 100 prej tyre u vlerësuan se mund të kenë lidhje me grupet terroriste.