Në mbledhjen që po mbahet, Qeveria e Kosovës ka ndarë 5.8 milionë euro si mbështetje për të përballuar inflacionin.
Prej këtyre mjeteve, një pjesë do t’u shkojë studentëve që ende nuk i kanë marrë 100 eurot, ndërkaq pjesa tjetër përfshin shtesat për punëtorët e ndërmarrjeve publike dhe subvencionimin e pagesave për kursimin e energjisë elektrike./FolDrejt/