Ministria e Shëndetësisë përmes fondeve të projektit “Kosovo Emergency Covid-19 Project-AF”, financuar nga kredia e Bankës Botërore ka nënshkruar kontrata me disa operatorë ekonomikë për furnizim me pajisje laboratorike, frigoriferë, kabinete të sigurisë, mikroskopë, material harxhuese, kite etj., ku përfitues i drejtpërdrejtë është Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK).
Vlera e pëgjithshme e kontratave e ndarë në lote/pjesë është: 780,000.00 Euro, njofton Ministria e Shëndetësisë, përcjell Fol Drejt.
“Në kuadër të këtij financimi, IKSHPK do të furnizizohet me:
– Pajisje laboratorike (Inkubaktorë, Sterilizues me ajër të nxehtë, Autoklavë, Spectophotometër, Sistemi automatik i monitorimit mjedisor në kohë reale për parametrat fizikë, etj.);
– Frigoriferë të llojeve të ndryshme (frigoriferë +2°C to +15°C; frigoriferë -25℃; frigoriferë -80℃ etj.);
– Kabinete të sigurisë për mikrobiologjinë;
– Mikroskopë;
– Sistem për identifikimin automatik të mikroorganizmave dhe testeve të ndjeshmërisë;
– Kite dhe materiale harxhuese”, thuhet tutje në njoftim./FolDrejt/