Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ishte pjesëmarrëse e ceremonisë së ndarjes së certifikatave për të diplomuarit në Provimin e Jurisprudencës, nga ku uroi kandidatët dhe kërkoi nga ta që të jenë të papanshëm, raporton Fol Drejt.
“I urova kandidatët për suksesin e arritur dhe iu kërkova që në rrugëtimin e tyre profesional të punojnë me përkushtim dhe profesionalizëm, të pandikuar e të paanshëm dhe të marrin vendime vetëm në bazë të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.”, shkroi Haxhiu në Facebook. /FolDrejt/