Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci njoftoi se para disa ditësh është mbajtur takimi i Komisionit të Granteve, ku ndër të tjera është miratuar granti specifik i arsimit para universitar i cili pritet të jetë në shumë prej 201,494,543 eurosh.
Nagavci ka shkruar në Facebook se në atë takim ka njoftuar se kanë planifikuar që mësimdhënësit të cilët janë të punësuar të ri-kualifikohen dhe këtë vit mos të reduktohet numri i mësimdhënësve.
“Pra, rreth 1800 mësimdhënës që rrezikoheshin të mbesin pa punë, do të mbeten në sistem, ndëkohë që do të hulumtojmë dhe analizojmë situatën pas rënies të numrit të nxënëseve si dhe rishikimin e formulës së financimit te Arsimi Para universitar që ka të bëjë me parametrat e mësimdhënësve dhe të stafit administrativ dhe teknik. Këta parametra duhet të rishikohen dhe të ndryshohen për kalkulimin e grantit të ri të Arsimit Para universitar për vitet në vijim”, ka shkruar ajo.
Politikat në vazhdimësi për vitin 2022-2024 janë:
Asistent për fëmijët me nevoja të veçanta, 100 asistentë të punësuar tashmë vazhdojnë punën.
Pagesa e realizimit të praktikës profesionale për nxënësit e arsimit dhe aftësimit profesional.
Pagat jubilare.
Rritja e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm.
Pagesa e shpenzimeve për validim dhe akreditim të shkollave të mesme të larta profesionale.
Kërkesë shtesë për ndarjen e numrit të asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta( edhe 100 asistentë tjerë) për vitin 2022. Shuma e buxhetit të kërkuar për këtë kategori është në vlerë prej 787,662.00€
Për realizimin e praktikës profesionale për nxënësit e arsimit dhe aftësimit profesional kërkohet buxhet shtesë për vitin 2022 në vlerë prej 3,500,000 €
Pagat jubilare në shumë prej 1,247,057 €
Rritja e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm, në shumë prej 2,014,527€ (paga dhe meditje 1,935,679 € dhe 78,848 € mallra dhe sherbime) .
Pagesa e shpenzimeve për validim dhe akreditim të shkollave të mesme të larta profesionale 38,400 €.
Politika të reja për vitin 2022-2024:
Politika përkrahëse për mësimdhënësit me gjendje të rëndë shëndetësore. ( 1.746,163 €).
Pagesa e shpenzimeve për shujten ditore për nxënesit nga kl. 1-5. ( 4.000.000 €) .
Ndryshimet i bëjmë me punë e angazhim të përbashkët.