Çmimi “Nobel” për Ekonomi këtë vit, i është dhënë Claudia Goldin, për hulumtimet e saj rreth punësimit dhe pagave të grave, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
Glodin është një historiane e ekonomisë.
Hulumtimi i profesoreshës Goldin zbuloi shtytësit kryesorë pas hendekut të pagave gjinore, tha Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.
Ajo është vetëm gruaja e tretë që merr çmimin dhe e para që nuk e ndanë çmimin me kolegët meshkuj.
Akademikja 77-vjeçare aktualisht ligjëron historinë e tregut të punës në Universitetin e Harvardit në SHBA.
Goldin ka “përparuar të kuptuarit tonë për rezultatet e tregut të punës së grave”, tha Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave, duke treguar punën e saj e cila nënkupton ekzaminimin e të dhënave 200 vjeçare mbi fuqinë punëtore në SHBA, duke treguar se si dhe pse ekzistojnë ndryshimet gjinore në të ardhurat dhe normat e punësimit ndryshuan me kalimin e kohës.
“Laureatja e këtij viti në Shkencat Ekonomike, Claudia Goldin, siguroi llogarinë e parë gjithëpërfshirëse të të ardhurave të grave dhe pjesëmarrjes në tregun e punës ndër shekuj,” tha organi që jep çmimin në një deklaratë.
“Kërkimi i saj zbulon shkaqet e ndryshimit, si dhe burimet kryesore të hendekut të mbetur gjinor.”
Hulumtimi i saj zbuloi se gratë e martuara filluan të punonin më pak pas ardhjes së industrializimit në vitet 1800, por punësimi i tyre u rrit përsëri në vitet 1900 ndërsa ekonomia e shërbimeve u rrit.
Nivelet e larta arsimore për gratë dhe pilula kontraceptive përshpejtuan ndryshimin, por hendeku gjinor i pagave mbeti./FolDrejt/