Gazetari i Kohës, Besnik Krasniqi, është shpërblyer me çmimin “Rexhai Surroi” për gazetari të shkruar.
Ai fitoi çmimin për vitin 2021 me serinë e teksteve të botuara në KOHA, “Ta pastrojmë Kosovën”.
“Juria ia jep çmimin një hulumtimi gjithëpërfshirës për shpenzimet e parasë publike”, tha anëtari i jurisë, Imer Mushkolaj, transmeton klankosova, përcjell FolDrejt.com.
Për këtë çmim në konkurrencë ishin 16 arikuj.
Kujtojmë se vitin e kaluar për shkak të pandemisë COVID-19, ceremonia shkoi si transmetim televiziv pa mysafirë ndërsa sot po zhvillohet me prani fizike të mysafirëve e të nominuarve.
Ky është edicioni i 14-të i ceremonisë “Rexhai Surroi”.
Në ceremoninë “Rexhai Surroi” është përuruar edhe libri që e përmbyll veprimtarinë e shtëpisë botuese “Botimet KOHA” për vitin 2021.
“Mirupafshim në Kosovë” i autores Ana Expósito Valle, është libri që e botua në Spanjë, në gjuhën galicishte në vitin 2000 ndërsa vjen i përkthyer në gjuhën shqipe 21 vjet më vonë.
Ky libër përmban rrëfimet që kishte parë gazetarja gjatë luftës në Kosovë.
“Përurimi i librit tim në gjuhën shqipe më shkakton gëzim të madh”, tha autorja e librit Ana Exposito Valle në ceremoni.
Po ashtu ky botim është i 237-i me radhë nga shtëpia botuese “KOHA”.
Ndërsa romani “Humbja” i autorit, Mark Pashku, ka marrë shpërblimin vjetor “Rexhai Surroi” për letërsi.
“Humbja” ka fituar në konkurrencë të 20 veprave të autorëve të ndryshëm.
Romani “Humbja” do të jetë i pari për vitin 2022 dhe i 238-ti nga Botimet KOHA.