Është ndarë edhe Çmimi “Nobel” për Kimi, raportojnë mediat ndërkombëtare. Laureatët e sivjetmë janë Mungi G. Bawendi, Louis E. Bruce dhe Aleksei I. Ekimov, transmeton Fol Drejt.
Ata u vlerësuan për “zbulimin dhe sintezën e pikave kuantike”, citohet të ketë thënë juria nga Stokholmi, nga Akademia Mbretërore suedeze e Shkencave.
Sipas CNN, tre shkencëtarët punuan në zbulimin e pikave kuantike, aplikimet e të cilave variojnë nga llambat LED dhe ekranet e televizorit deri te pajisjet që përdorin kirurgët për të hequr indet kancerogjene.
Reuters raportoi se emrat e laureatëve u publikuan gabimisht disa orë para shpalljes zyrtare, pasi gazeta suedeze Aftonbladet mori para kohe një email me emrat e fituesve.
Komiteti Nobel për Kimi, i cili e jep çmimin, deklaroi se gabimi u bë nga Akademia Mbretërore suedeze e Shkencave.
Bëhet e ditur se që të tre shkencëtaret do të ndajnë çmimin prej 860 mijë euro./FolDrejt/