Ideatori dhe bashkëthemeluesi i Festivalit të Gastronomisë, Fisnik Panxha, ka vdekur.
Njoftimin për vdekjen e tij e bëri kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit.
“Festivali i Gastronomisë, përgjatë këtyre 10 ditëve i dha Prishtinës energji pozitive, dashni, e argëtim. Sonte, po e përmbyllim festivalin me zemër të thyer, pas humbjes së ideatorit dhe bashkëthemeluesit të tij, Fisnik Panxha, i cili na i solli këto përjetime të pa harrueshme”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
“Fisniku, edhe pse jo fizikisht, do të jetojë gjithmonë me ne, e veçanërisht nëpërmjet këtij festivali, të cilin do ta kemi nderin të na përcjellë çdo vit, duke e festu jetën pikërisht ashtu siç Fisniku gjithnjë deshi: me bukë e kripë e zemër të bardhë!”, shtoi Rama.