Një burrë 76-vjeçar që besohet të jetë kryetari i familjes më të madhe në botë ka vdekur, në shtetin Mizoram të Indisë.
Ziona Chana, kreu i një sekti fetar që praktikonte poligaminë, vdiq të dielën, duke lënë pas 38 gra, 89 fëmijë dhe 36 nipër e mbesa.
Lajmi u konfirmua nga kryeministri i Mizoram, Zoramthanga, i cili ngushëlloi familjarët, nëpërmjet një postimi në Twitter.
Chana thuhet se vuante nga diabeti dhe hipertensioni.
Mjekët i thanë agjencisë së lajmeve PTI se gjendja e Chana u përkeqësua në shtëpi në fshatin e tij, Baktaëng Tlangnuam. Ai u dërgua me urgjencë në spital të dielën në mbrëmje, por mbërriti pa shenja jete, rapporton BBC, percjell Foldrejt.com