Është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare shkrimtari me famë botërore, Milan Kundera.
Kështu ka bërë të ditur televizioni publik i Republikës Çeke, transmeton Fol Drejt.
Kundera i la shumë vepra të rëndësishme letërsisë botërore, e ndër to përmenden tituj si “Lehtësia e padurueshme e qenies”, “Pavdekësia”, “Shakaja”, etj.
Ai lindi në qytetin çek të Brnos, por emigroi në Francë pasi u përjashtua për kritikat e pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë në vitin 1968./FolDrejt/