Ka vdekur vëllai i ish-kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, Ragipi.
Lajmi u bë i ditur nga familjarët.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot më 6 tetor, në ora 15:30 në varrezat e qytetit në Prishtinë (Dragodan).
64-vjeçari po vuante nga një sëmundje.
“Familjarë dhe miq të nderuar
Me dhembje të thellë ju njoftojmë se sot në mëngjes, pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë në moshën 64 vjeçare, axha, Ragip Mustafa.
Varrimi do të bëhet sot, më 6 tetor, në varrezat e Arbërisë -Prishtinë, në ora 15:30.
E pamja (ngushëllimet) do të jenë në Prapashticë, në shtëpinë e familjes Mustafa në tre ditët e ardhshme”.
I ndjeri para disa vitesh kishte kërkuar azil në Gjermani pasi i njëjti nuk gjente shërim për sëmundjen që kishte.