Për shkak të ndotjes masive të ajrit, Gjermania por edhe një sërë vendesh tjera perëndimore kanë ndaluar në disa qytete vozitjen e veturave dizel. Por ky ligj nuk zbatohet aq sa duhet dhe raportohen shkelje të shumta, informon SPIEGEL, përcjell foldrejt.com.
Konkretisht në Hamburg, Berlin, Stuttgart dhe Darmstadt është e ndaluar rreptësisht që të vozitet brenda qytetit me automjetet dizel, megjithatë deri tani janë vërejtur rreth 15 mijë shkelje në këto qytete, veçanërisht në Darmstadt. Kjo pavarësisht gjobave që kapin vlerën deri 100 euro./Foldrejt.com