Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, janë ndaluar dy persona lidhur me rastin e zhdukjes së personit me inicialet B.R.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se me rastin e arrestimit të këtyre dy personave janë sekuestruar edhe disa prova materiale të cilat do të shërbejnë për procedurë të mëtutjeshme penale dhe se në këtë çështje penale është duke punuar me seriozitetin maksimal dhe me të gjitha kapacitetet që disponon, si dhe në koordinim të plotë më Policinë e Kosovës.