Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në rajonin e Prizrenit për kontroll të veturave.
Bëhet e ditur se gjatë këtij aksioni janë ndaluar dy vetura me katër persona, për shkak të dyshimit se ata shpërndajnë para të falsifikuara.
“Gjatë kontrollit në veturën BMW X5 është hasur sasia e parave të dyshuara si të falsifikuara në shumën prej 24 mijë e 600 euro, të cilët janë konfiskuar, së bashku me dy automjete të përdorura nga personat e dyshuar, si dhe nëntë telefona celularë”, njoftojnë nga Prokuroria Speciale.
Të dyshuarit, shtetas të Republikës së Shqipërisë, u dërguan në mbajtje për 48 orë.