Falsifikim i dokumenteve, pengim i personelit të aeroplanit dhe gjetje e elektroshokut në valixhe, janë veprat penale me të cilat Policia e Kosovës i ndaloi tre persona në Aeroportin e Prishtinës.
Ky rast, siç thuhet në raportin 24 orësh të tria rastet kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Akuzat kanë filluar me dyshimin për falsifikim të dokumenteve.
“Dokumentet janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Në rastin e dytë është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në valixhen e tij, është gjetur dhe konfiskuar një elektroshok. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Dhe në rastin tjetër është kërkuar që të largohet nga aeroplani i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka penguar personelin e aeroplanit gjatë kryerjes së detyrës.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./FolDrejt/