Një person është ndaluar në Aeroportin e Prishtinës pasi ka prezantuar letërnjoftimin zviceran të një personi tjetër.
“Aeroporti i Prishtinës, 15.05.2023-15:55. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar letërnjoftimin zviceran të një personi tjetër. Dokumenti i keqpërdorur është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.