Një person është ndaluar nga policia nën dyshimet për vjedhje pylli.
Rasti ka ndodhur në fshatin Shishman të Gjakovës, pasditen e djeshme, rreth orës 16:00, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, policia gjatë patrullimit ka ndaluar të dyshuarin, mashkull kosovar, i cili në kamionin e tij kishte të ngarkuar një sasi drunore 2.80 m2 pa dokumente përcjellëse.
Drunjët janë dërguar në Agjensionin e Pylltarisë-Gjakovë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/