Aktori i njohur shqiptar, Vedat Bajrami, është shumë i pëlqyer nga një numër i madh fansash për humorin e tij.
Duke pasur shumë njerëz që duan të fotografohen me të, humoristi i Stupcave i ka të shpeshta rastet kur njerëzit e ndalojnë në rrugë kur e shohin, për të shkëmbyer ndonjë fotografi me të.
Një gjë e tillë, aktorit Bajrami i ka ndodhur në një pikë kalimi kufitar mes Kosovës dhe Serbisë.
Teksa po realizonte fotografi me disa fansa që e ndaluan, Vedati është qortuar nga policët serbë, të cilët i janë afruar për ta pyetur se çfarë është duke bërë.
Ndërkohë, aktori i shquar për humorin e tij e ka tejkaluar gjithë situatën me të qeshura dhe është futur në veturë.