Shoqëria serbe ka prekur kulmin e segregacionit politik, duke u grumbulluar në dy kampe: me pushtetin dhe opozitën, ka thënë për N1info profesori Millosh Beshiq, duke bërë thirrje për zbutje tensionesh, e kthim nga dialogu, shkruan Fol Drejt.
Beshiq ka thënë se ndarja në shoqërinë serbe “ekziston prej kohësh”, por që ajo po vijon të thellohet.
“Është një ndarje që nuk është etnike, që nuk është racore, që nuk është klasore, por është një ndarje mes pushtetit dhe opozitës. E përforcuar me kalimin e viteve, kjo duket të jetë një lloj ‘skizme’. Ne kemi arritur një pikë ku bëhet e rrezikshme për shoqërinë në tërësi dhe për stabilitetin e përgjithshëm politik. Mund të themi se stabiliteti politik në Serbi është i kërcënuar dhe rrënja e kësaj qëndron në ndarjet”, ka thënë Beshiq.
Sipas tij, duhet të hyjmë në thelbin e ndarjeve pa etiketime dhe të shohim se si kemi ardhur në këtë situatë dhe si të dalim prej saj.
Ai i ka cilësuar pushtetarët aktualë si fajtorët kryesor, duke thënë se ata tashmë e kanë humbur betejën, në kuptimin e mjeteve të cilat i kanë zgjedhur për ta kontrolluar situatën. Sipas tij, “populli e ka mundur frikën nga pushteti”, ndërsa një pjesë e madhe e tij nuk do t’i ndryshojë qëndrimet për sa i përket çështjes së dhunës.
Tani për tani shoqëria serbe, sipas Beshiq, nuk është shoqëri normale./FolDrejt/