Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të ndahet çmimi Shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”për vitin 2019 për arritje shumëvjeçare në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe promovimit të mjedisit njerëzor dhe veprimtarisë shoqërore me interes publik të shtetit.
Këshilli për ndarjen e çmimeve shtetërore “Shën Klimenti i Ohrit” kumtoi se për arritjet në fushën e arsimit dhe edukimit, çmimi i ndahet prof. dr. Agim Poloskës, albanolog.
Çmimi për arritje në fushën e kulturës dhe artit i ndahet Dimitar Bashevskit, shkrimtar, Vesna Ginovska-Ilkova, operiste dhe Violeta Tomovskës, artiste, ndërsa çmimi për arritje në fushën e shëndetësisë i ndahet pr. dr. Dejan Dokiq, pulmolog-alergolog.